Gjakovë, trupi i të riut që u gjet i varur është dërguar për obduksion

Trupi i 38-vjeçarit, i cili u gjet i varur në kulmin e shtëpisë së tij në fshatin Moglicë të Gjakovës, është dërguar për autopsi.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i çështjes Ali Uka.

“Sot e kemi dërguar trupin e pajetë për autopsy. Për momentin nuk kemi dyshime, akoma nuk dihet se çfarë e ka shtyrë atë. Për momentin nuk kemi më shumë informacione. Ai është gjetur i varur në fshatin e tij në një shtëpi të pabanuar, në kulm”, deklaroj prokurori Uka.

B.M. u gjet mbrëmë i varur në litar në kulmin e një shtëpie të pabanuar. Vdekja e tij ishte konfirmuar nga mjeku kujdestar në Gjakovë.