Ilustrim

Gjakovë - Sulmohet një grua, arrestohet i dyshuari

 

Një person është arrestuar në qytetin e Gjakovës, për shkak se kishte sulmuar një grua.

Policia bën të ditur se sulmi fizik kishte ardhur pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre.

I dyshuari, pas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.