Ura e Fshajt, FOTO-Përparim Isufi, KALLXO.com

Gjakovë, sërish nisin kërkimet për personin e hedhur nga ura

Para dy ditësh një person dyshohet që ka kërcyer nga Ura e Fshajt në Gjakovë.

Në veturën e parkuar afër, ai kishte lënë një letër.

Megjithëse kërkimet nisën atë ditë, ato u ndërprenë shkak të reshjeve të borës dhe shiut.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj ka treguar për KALLXO.com se sot përsëri ka filluar kërkimi i të njëjtit.

“Sot njësiti i kërkim -shpëtimit i FSK-së ka dalë në vend të ngjarjes tek Ura e Fshajt në fshatin Xërxë. 10 pjesëtarë të FSK -së të specializuar në gjetjen e trupit të zhdukur para dy dite në lumin Drini i Bardhë. Të njëjtit kanë vendosur nje tendë afër seperacionit “ Vëllezërit Morina””- tha Xhurkaj.

Përveç njësitit të specializuar, sipas Policisë në operacion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues i Stacionit Policor Rahovec.

 

Dyshohet se një person është hedhur nga Ura e Fshajtë, në veturë ka lënë një letër