Policia/Ilustrim

Gjakovë, rrahu gruan dhe ikën

Një grua ka raportuar në Polici se vazhdimisht po keqtrajtohet psikqikisht dhe fizikisht nga burri i saj në Gjakovë.

Ai dyshohet se nën ndikimin e alkoolit e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur gruan.

Policia njofton se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet ne arrati.

Rasti mbetet nën hetime.