Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gjakovë, rrahje mes vëllezërish pas një mosmarrëveshjeje për pronë

Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:45 në fshatin Bec të Gjakovës pasi ishin rrahur ndërmjet vete.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë vëllezër.

Pas një mosmarrëveshjeje pronësore të dyshuarit janë rrahur me grushte dhe me mjete të forta me ç’rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për të cilat lëndime edhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.