Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për dhunim të së miturës

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata ndaj të pandehurit, E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – dhunim.

Prokuroria njofton se më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, komuna e Pejës, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për t’iu shmangur familjarëve e Policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri.

I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 29 shtator 2021.