Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim të një të miture
Prokuroria e Gjakovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K.
A.K. dyshohet se ka kryer veprën penale – dhunim.
Rasti ka ndodhur më 31.10.2019 në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen Brekoc në Gjakovë, ku i njëjti rreth orës 23:00, i telefonon të dëmtuarës së mitur M.B., dhe e thërret të shkojë në shtëpinë e tij, ku më pastaj e kryen aktin seksual me të, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Prokuroria pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se me këto veprime i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë dhe se prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K. ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Kallxo.com ka raportuar për këtë rast.
www.kallxo.com