foto: Ilustrim

Gjakovë: Policia ndërpren pesë ahengje familjare, arrestohen organizatorët

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë për të ndaluar pesë ahengje familjare të organizuara në Gjakovë.

Në të gjitha rastet Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit që kanë organizuar këto ahengje, pasi që të njëjtit kanë organizuar këto ahengje duke mos respektuar rekomandime te Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Në të pesë ahengjet familjare Policia ka intervenuar në orët e mbrëmjes duke filluar nga ora 17:00 e deri në orën 20:30.

Që të gjithë të arrestuarit në raste të ndara, pas intervistimit me vendim të Prokurorit janë lëshuar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore.

Në fund të muajit korrik Qeveria ka ndërmarrë disa masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.  Një nga këto masa është ndalimi i të gjitha tubimeve publike, duke përfshirë ahengjet familjare private.