Marihuana duke u terur në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë, Foto: Policia e Kosovës

Gjakovë, Policia gjen marihuanën duke u terur në shtëpinë e të dyshuarit

Policisa e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për kultivim droge në fshatin Rracaj në Gjakovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e tij, tek ara me misër janë gjetur të kultivuara 33 bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë e cila ishte duke u terur në kushte shtëpie.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë:  Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram, një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit, një peshore elektronike, mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe mostër nga bima e dyshuar narkotike.

Marihuana duke u terur në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë, Foto: Policia e Kosovës

“Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari i cili ka kultivuar bimët narkotike. Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

I dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore, thuhet në njoftim.