Gjakovë, po hetohet vdekja e një personi

Policia e Kosovës ka raportuar për një hetim të vdekjes në Gjakovë.

Kjo pasi sipas Policisë, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në njoftimin e policisë.