Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjakovë – Përleshën mes vete katër burra dhe dy gra

Gjashtë persona, në mesin e tyre katër burra dhe dy gra, janë rrahur mes vete në Gjakovë, njofton policia e Kosovës. Sipas këtij njoftimi, rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes palëve.

Katër burrat e përfshirë në këtë konflikt, janë dërguar në mbajtje, ndërsa Prokurori i rastit, ka vendosur që dy gratë të lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth në orët e mbrëmjes, ndërsa si pasojë është nevojitur edhe ndihma mjekësore për të lënduarit.