Ilustrim

Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje burri rrah gruan

Një person është arrestuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës në Gjakovë.

Policia thotë se burri ka rrahur gruan pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.