Foto Ilustruese kortezi nga Nils Hamerlinck/Flickr

Gjakovë - Paraburgim të dyshuarit për prostitucion

Gjykata e Gjakovës e ka dërguar për një muaj në paraburgim të dyshuarin për mundësim të prostitucionit në një nga fshatrat e Gjakovës.

F. K., dyshohet se disa muaj më parë së bashku me të dashurën e tij e kishin marrë një vajzë të mitur me qëllim që ta detyronin të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J.

Për këto veprime sipas prokurorisë ai do të përfitonte shumën prej 200 euro.

F. K. sipas prokuorisë dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit në prostitucion.

Mbi këto dyshime, gjykata e Gjakovës ka vlerësuar se masa e vetme adekuate kundër tij është caktimi i masës së paraburgimi.