Gjakovë, një zyrtar kërcënohet me vrasje të familjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person zyrtar nga Gjakova, është kërcënuar me vrasje dhe familjes së tij nga një i dyshuar.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari e ka kanosur fillimisht viktimën përmes rrjeteve sociale, e më pas edhe e ka thirrur në telefon duke e ofenduar dhe nënçmuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Meqë të Gjakovës dhe Policia thotë se për zbardhjen e tij është duke u hetuar.