Gjakovë, një person denoncohet për dëmtim të një gypi për ujitje të tokave bujqësore

Dje rreth orës 9:30 një grua në fshatin Doblibare të Gjakovës ka njoftuar Policinë se një burrë i kishte dëmtuar një gyp që shërben për ujitje të tokave bujqësore.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ky rast është në procedurë hetimore.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Ky rast është iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e instalimeve publike”.