Ilustrim

Gjakovë, një grua raportoi se u dhunuar dhe u sulmua seksualisht në dy raste

Një grua në Gjakovë ka raportuar se është dhunuar dhe sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për sulm seksual është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor dhe sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit viktima pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor.

Tutje është bërë e ditur që rasti është nën hetime.