Dhuna ndaj gruas. Foto ilustruese: Pxhere

Gjakovë, një grua keqtrajtohet psikikisht

Në Gjakovë një grua ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar psikikisht nga një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës.

Sipas raportit policor, gruaja është dërguar në shtëpinë e sigurt për strehim të përkohshëm, kurse të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.