Gjakovë, një femër e mitur dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona

Një femër e mitur në Gjakovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se me 20 mars është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit social dhe avokatit mbrojtës.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.