Foto: KALLXO.com

Gjakovë, një 45 vjeçare gjendet e vdekur, dyshohet për vetëvrasje

Një grua është gjetur e vdekur në një aneks të shtëpisë së saj në Gjakovë.

T.R., e lindur më 1975, dyshohet që ka varur veten.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas Policisë, viktima është gjetur nga familjarët e saj prapa shtëpisë, të enjten rreth mesditës.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mazllum Canhafizi” në Gjakovë, ku dyshohet për një rast vetëvrasje. Njësitet patrulluese dhe ato të hetimeve rajonale bashkë me ekipin e emergjencës i janë përgjigjur rastit, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Graishta.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet të jetë vetëvrarë duke varur veten në një aneks të shtëpisë, tha Graishta.

Viktima është gjetur nga familjarët e saj.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa Policia fillimisht e ka cilësuar rastin si hetim i vdekjes”, tha Graishta për KALLXO.com.