Gjakovë, një 38 vjeçar gjendet i vdekur

Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Moglicë, të komunës së Gjakovës.

B. M., 38 vjeçar, është gjetur i vdekur dhe ende nuk dihen shkaqet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Sipas Policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar në fshatin Moglicë.

“Rreth orës 20:30 minuta, policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. Personi i vdekur B. M., është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçar”, tha Xhurkaj për KALLXO.com

Xhurkaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.