Ilustrim
Gjakovë, nënë e bijë arrestohen si të dyshuara për dhunë në familje
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në katër qytete të ndryshme të Kosovës.
Prej këtyre rasteve të dhunës në familje kanë rezultuar pesë të arrestuar.
Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar pasi gruaja e tij e ka raportuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur nga muaji shtator 2023, por gruaja e ka raportuar burrin më 30.10.2024.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 31.10.2024.
Në Podujevë një tjetër grua e ka raportua burrin për dhunë fizike ndaj saj, i cili më pas është arrestuar.
Rasti ka ndodhur më 30.10.2024, rreth orës 21:30. Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, sipas Policisë.
Policia në Istog e ka arrestuar një të dyshuar pasi e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.
Ky rast ka ndodhur më 29.10.2024, rreth orës 19:30, njofton Policia.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar Policia.
Dhe në Gjakovë, Policia ka arrestuar nënë e bijë pasi dyshohet se janë përfshirë në një raste të dhunës në familje që ka ndodhur më 30.10.2024, rreth orës 20:00.
Të arrestuarat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.