Gjakova (Ilustrim)

Gjakovë, në një qendër tregtare vidhen rreth 2 mijë euro pije alkoolike

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Gjakovë, pasi që dyshohet se ka vjedhur rreth 2 mijë euro pije alkoolike në një qendër tregtare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, për KALLXO.com ka thënë se fillimisht ankesa në polici është bërë nga punëtori i sigurimi i cili kishte vërejtur mungesën e pijeve alkoolike.

“Pasi kanë shikuar kamerat e sigurisë kanë vërejtur të dyshuarin herë pas here duke shkuar në qendër tregtare me rroba të ndryshme dhe duke marrë pije dhe sot me date te lartëcekur kishte marrë 2 shishe Jack Daniels me vlerë 160 euro”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.