Gjakovë, në gjendje të dehur burri rrahë gruan

Një grua ka raportuar në polici se i dyshuari nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Gjakovë më 10 shtator rreth orës 20:30.

PK-ja njofton se i dyshuari është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.