Gjakovë - Ndërpriten kërkimet për personin që dyshohet se është hedhur nga ura e Fshajt

Mbrëmë Policia ka njoftuar se një person është hedhur nga Ura e Fshajt në Gjakovë.

Sipas Policisë, personi ishte parë nga një kalimtar duke u hedhur nga ura dhe i njëjti kishte parkuar veturën afër urës dhe në të kishte lënë një letër.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka thënë për KALLXO.com se janë ndërprerë kërkimet për shkak të kushteve të pamundshme.

“Pas vëzhgimit të terrenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë ndërprerë kërkimet, me arsyetimin se kushtet janë të pamundshme për kërkimin e personit nga uji dhe të reshurat atmosferike”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas Policisë, deri më tani nuk dihet identiteti i personit dhe sipas tyre nuk ka asgjë të dyshimtë, por që dyshohet që i njëjti është i gjinisë mashkullore.

 

Dyshohet se një person është hedhur nga Ura e Fshajtë, në veturë ka lënë një letër