Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Gjakovë, Mjekja ngrit dyshimet se një fëmijë mund të jetë keqtrajtuar

Një fëmijë ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës më 19.08.2024 ndërsa më 13 shtator është iniciuar rast për keqtrajtim apo braktisje të atij fëmiut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka iniciuar procedurat për veprën penale të keqatrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Në bazë të njoftimit me 13.09.2024 është iniciuar rasti, pasi që ne Spitalin e Gjakovës, gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht.

Në këtë rast, është njoftuar Qendra për Pune Sociale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.