Foto: facebook/Kuvendi Komunal Gjakovë

Gjakovë, miratohet buxheti për vitin 2020, rreth 2.5 milionë më i lartë se i sivjetmi

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka miratuar sot buxhetin komunal për vitin 2020, i cili do të jetë për rreth 2.5 milionë euro më i lartë se buxheti i këtij viti.

Kështu, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë  27,252,717.00 euro.

Nga kjo shumë, 16,053,829.00 euro janë të dedikuara për paga dhe mëditje, 3,004,103.00 euro për mallra dhe shërbime, 586,800.00 euro për shpenzime komunale, 510,500.00 për subvencione dhe transfer, si dhe 7,097,485.00 euro për shpenzime kapitale.