Gjakovë, lëndohet një punëtor në vendin e punës

Një punëtor ka mbetur i lënduar dje në Gjakovë, pasi që është rrëzuar derisa ishte duke punuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se punëtori ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa njësiti përkatës është duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Gjakovë.