Gjakovë: Lëndohet një person në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore gjatë kohës që ishte në vendin e tij të punës në Komunën e Gjakovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orëve të pasdites.

Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor.