Salla e dasmave, ilustrim

Gjakovë: Lejoi të mbahej dasma në restorantin e tij, arrestohet pronari

Një person, pronar i njërit nga restorantet në Gjakovë, është arrestuar dje rreth orës 21:00  pasi që i njëjti kishte lejuar të mbahej aheng familjar me rreth 50 persona në lokalin e tij.

I dyshuari pas intervistimit është liruar dhe ndaj tij është iniciuar lënda e rastit.