Foto: Facebook/ Kuvendi Komunal - Gjakovë

Gjakovë, KFOR-i dhuron dy karrige stomatologjike

Komuna e Gjakovës njofton se KFOR-i italian ka dhuruar dy karrige stomatologjike.

Një karrige stomatologjike iu dhurua shkollës “Yll Morina” dhe tjetra Qendrës së Mjekësisë Familjare në “Dardani”.

Donacioni u dorëzua nga komandanti i KFOR-it italian, kolonel Daniele Pisani.

Komandanti tha se është rikthyer në Gjakovë pas 18 vitesh dhe se po sheh një ndryshim shumë të madh.

“Unë shoh sot që kryetari juaj po bën gjëra shumë të mira për qytetin tuaj dhe jam i lumtur që populli im po dhuron donacione të tilla që janë për të mirën e fëmijëve tuaj”, tha Daniele Pisani.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ardian Gjini, falënderoi KFOR-in italian për ndihmën e tyre të vazhdueshme në Gjakovë, duke theksuar që prezenca italiane do të jetë gjithmonë në këtë qytet përmes një miqësie që ata bashkërisht e kanë ndërtuar për më shumë se njëzet vite.