Ilustrim

Gjakovë - Katër të arrestuar, kapen nga policia me armë e kokainë

Katër persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për posedim të armës dhe substancave narkotike.

“Katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar për arsye se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 21 gramë substancë narkotike e llojit Kokainë, 116.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një revole, 500 fishekë kalibrash të ndryshëm, pesë telefona celularë dhe para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.