Gjakovë: Katër infermierë dalin negativ pas testimeve për coronavirus

Gjatë ditës së sotme katër punëtorë shëndetësor në Gjakovë janë testuar pasi që të njëjtit kishin pasur kontakt me një nga të prekurit  me coronavirus ditëve të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Infektologu Valbon Krasniqi.

“Po negativë janë mostrat që janë marrë nga ta dhe kanë rezultuar negativ”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër Sindikata e Infermierëve e Mamive në Kosovë, me anë të një njoftimi kanë thënë se testimet i janë bërë infermierëve që kanë pasur kontakt me dy infermierët e tjerë që janë prekur me coronavirus.

“Edhe 4 puntorë shëndetësor u testuan sot nga Gjakova, të cilët kanë qenë bashkë me të prekurin nga Covid-19, por që fatmirësisht të gjithë kanë dalë negativ. Vlenë të theksohet që këta persona të testuar, të gjithë kishin punuar në një ndrrim në Gjakovë. Urojmë që më asnjë rast të mos del pozitiv”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Deri më sot në Kosovë pozitiv kanë rezultuar 28 persona me coronavirus.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi për dy infermierë të Gjakovës të cilët dolën sot dhe dje, të prekur me coronavirus.

Dy infermierë të Gjakovës diagnostifikohen me coronavirus