Gjakovë, kanoset drejtori i një shkolle nga prindi i nxënësit

Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë ka raportuar te forcat e rendit se përmes telefonit ishte kanosur nga prindi i një nxënësi.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj.

Zyrtari policor ka njoftuar se rasti është inicuar si kanosje dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit po ashtu edhe ofenduar me fjale “ta q….. familjen, nanën dhe babën, vi aty të mbys, ki me pa çka ka me të gjetë”, ka deklaruar Xhurkaj.