Gjakovë, ish-zyrtarët e dyshuar për keqpërdorim detyre do të lirohen në procedurë të rregullt

Dy ish-zyrtarë të gjendjes civile në Gjakovë janë arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve të një personi.

Sipas prokurorit të rastit, Ramiz Buzhala të njëjtit gjenden në ndalim policor dhe pritet të lirohen në procedurë te rregullt.

Prokurori konfirmoi që personat e dyshuar janë Sh.A. dhe A.N. dhe se vepra dyshohet të jetë kryer në vitet 2016-2017.

Sipas policisë, të dyhsuar  kanë regjistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arritur ta pajisin me dokumente të Kosovës.

Ky rast është nën mbikqyrjen e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Arrestohen dy zyrtarë të gjendjes civile në Gjakovë