Gjakovë, i shqiptuan gjobë, e dyshuara sulmon verbalisht policët

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë rreth orës 17:20 është arrestuar një grua e dyshuar pasi që e njëjta ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë pas shqiptimit të gjobës.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si prishje e rendit dhe qetësisë publike.