Gjakovë – I dyshuari sulmoi nënën dhe vajzën

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull i cili gjendet në arrati, ka sulmuar fizikisht dy të viktimat, nënën dhe vajzën e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30.

Ndërsa të dëmtuarat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.