Foto: Ilustrim

Gjakovë, i dehuri keqtrajton motrën dhe thyen kompjuterët e Policisë

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:20 në Gjakovë nën dyshimin se ka keqtrajtuar psikikisht motrën e tij.

Viktima së bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore.

I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit por për shkak të agresivitetit nuk i është bërë alkool-testi dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuterë – pronë të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë.