Foto: Kallxo.com

Gjakovë, grumbull njerëzish në qendër për pakon ekonomike (FOTO)

Një numër i madh i qytetarëve është grumbulluar në qendër të Gjakovës, në pikën postare në këtë komunë, për të marrë paratë nga pakoja emergjente e qeverisë së Kosovës.

Kjo është dita e dytë me radhë që shihen turma njerëzish që presin në radhë.

KALLXO.com sjell pamje të qytetarëve të cilët po presin radhën për të marrë paratë.

Foto: Kallxo.comPërveç kësaj, aty kishte edhe disa zyrtarë policorë të cilët mundoheshin të mbajnë distancën në mes njerëzve.

KALLXO.com më herët raportoi për grumbullime të njerëzve edhe në Prizren.

FOTO: Grumbull i madh i njerëzve para postës në Prizren