Foto: Ilustrim
Gjakovë - Gruaja nga Shqipëria arrestohet për prostitucion
15.2.2020 - 12:24
Tre persona, dy burra dhe një grua shtetase e Shqipërisë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Arrestimi është bërë në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë gjatë ditës së djeshme.
Policia nuk ka dhënë detaje të shumta në lidhje me rastin por ka treguar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale të lartëcekur.
Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të këtij të fundit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.