
Gjakovë, godet nipin me veturë nga pakujdesia
02.7.2022 - 10:27
Një person në Gjakovë dyshohet se ka goditur me veturë nipin e tij, njëvjeçar, nga pakujdesia.
Policia e Kosovës njoftoi se i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.