Gjakovë, gjendet mjet shpërthyes, FSK po bëhet gati ta shpërthejë

Një mjet shpërthyes është gjetur sot pasdite në Gjakovë nga një qytetar teksa po pastronte lumin.

Qytetari ka informuar Policinë për mjetin e dyshimtë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

Më pas, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe njësia e çminimit e FSK-së.

Policia e Gjakovës e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, stacioni policor në qytet është informuar nga një ankues për një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Rasti është raportuar rreth orës 15:40.

“Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty janë njoftuar nga ankuesi  se gjatë pastrimit të lumit kanë hasur në mjetin e dyshuar i cili dyshohet se i takon kategorisë G-10”, tha zëdhënësja.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet e FSK-së, të cilat pritet që së shpejti të bëjnë shpërthimin e mjetit të dyshuar.