Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjakovë, gjendet i vdekur një person

Trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur afër shtëpisë së tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Sopot të Gjakovës dje rreth orës 16:50.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.