Gjakovë, gjendet i varur një person

Një person është gjetur i varur në litar sot gjatë ditës në shtëpinë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bec të Gjakovës.

Policia e Rajonit të Gjakovës e ka konfirmuar rastin.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se rasti është raportuar sot rreth orës 17:00.

“Po, stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se një person rreth 80-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili së bashku me hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.