Ilustrim

Gjakovë: Gjatë kontrollit i gjejnë drogë

Gjatë kontrollit në rrugën “Fan S. Noli” në Gjakovë, një personi i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për llojin marihuanë, të cilën i dyshuari e posedonte me peshë 3.46 gramë.

Tutje në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.