Gjakovë, fillon asfaltimi i rrugës ‘Bardhyl Qaushi’

 

Sot në Gjakovë ka filluar asfaltimi i shtresës së parë në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

KALLXO.com iu sjell pamje rreth ndërtimit të kësaj rruge, e cila përfshin rrugën afër gjykatës duke vazhduar deri te semaforët në qendër të qytetit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, përmes një postimi.

Punimet në këtë rrugë kanë filluar muajin e parë të pandemisë dhe e njëjta pritet që të përfundojë së shpejti.

Që në fillim të ndërtimit të kësaj rruge, kryetari Gjini kishte thënë që të gjitha projektet e planifikuara për vitin 2020 do të implementohen pa asnjë pengesë, por duke iu përmbajtur të gjitha rregulla për parandalimin e COVID-19.

Këto punime, në këtë pjesë të qytetit kanë filluar me qëllimin e zgjerimit të segmentit të kësaj rruge si dhe lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve gjatë frekuentimit në këtë zonë të rëndësishme.

Pas kësaj pjesë të rrugës, kryetari Ardian Gjini, ka planifikuar që pas udhëkryqit të kësaj rruge, vetëm disa metra më poshtë të vazhdohet me rregullimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Por, në muajin maj banorët, opozita dhe disa prej pronarëve të bizneseve protestuan kundër fillimit të rregullimit të rrugës “Nënë Tereza”.