Ilustrim

Gjakovë, ende në hetim rasti i basteve ilegale

Policia e Kosovës në muajin korrik të vitit 2019, kishte mbyllur disa lokale të cilat dyshohej se shfrytëzoheshin si bastore.

Me këtë dyshim u prangosën gjashtë persona, të cilët qëndruan një muaj në arrest shtëpiak.

Personat I.B., B.M., V.P., A.Sh., J.B., dhe B.S., dyshoheshin për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Prokuroria thotë se rasti është ende në hetim ndonëse kanë kaluar 6 muaj.

“Rasti në fjalë është ende në hetim. Ende nuk është kthyer ekspertiza për ekzaminim, i telefonave dhe gjërave të tjera, me të cilat është bërë kërkesa nga prokurori i shtetit”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës për KALLXO.com

Kallxo.com ka raportuar kur të njëjtit ishin sjellë në gjykatë, për tu përballur me dyshimet e Prokurorisë.

Pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë, gjykata për një muaj iu kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Mbyllja e lokaleve dhe ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së tyre u bë nga Policia e Kosovës, e cila ishte e përkrahuar edhe nga Inspektoriati i Tregut në komunën e Gjakovës si dhe nga forcat special.

Lojërat e fatit janë ndaluar me Ligj, i cili ligj ka hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2019, pasi i njëjti ishte miratuar më 28 mars 2019, nga Kuvendi i Kosovës.

FOTO: Policia mbyll lokalet e dyshuara për bastore në Gjakovë