Gjakovë, ekspozon armën në rrjetet sociale arrestohet nga Policia

Një burrë nga Gjakova ia pa sherrin rrjeteve sociale.

Ai është arestuar pasi kishte ekspozuar armën e tij me gas në rrjetet sociale bashkë me 6 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë dje rreth orës 16:00

Me urdhër të prokurorit,  pas intervistimit i dyshuari  është liruar në procedurë  të rregullt.