Ilustrim

Gjakovë, e shkelin me kombi dhe e rrahin pastaj

Një qytetar në Gjakovë ka raportuar se është goditur me një automjet dhe pastaj është rrahur nga personat që kishin qenë brenda.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Viktima i ka thënë policisë se gjatë kohës sa ishte duke ecur është goditur nga një automjet kombi me targa vendore dhe pastaj dy persona ishin dal nga vetura dhe e kishin goditur me shufra metali.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin.