Ilustrim

Gjakovë, dy të dyshuar grabitin një qytetar

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Bubavec të Gjakovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se derisa kishte përfunduar punë dhe ishte duke shkuar me veturë në shtëpinë e tij, dy persona të panjohur, e kanë sulmuar.

Sipas policisë, të dyshuarit nën kërcënim të armëve  i kanë grabitur viktimës një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25.