Foto: Ilustrim

Gjakovë, dy të arrestuar se shantazuan një grua me publikim të fotove

Mbrëmë pas mesnatë, janë arrestuar dy burra për shantazhim të një gruaje.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Gjakovë.

Dy të dyshuarit, përmes rrjetit social duke shantazhuar i kishin kërkuar të holla, në të kundërtën fotot e saj do të publikoheshin.

Që të dy janë dërguar në ndalim policor, pas vendimit të prokurorit.